Nën patronatin e zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, është mbajtur takimi regjional në kuadër të javës për të drejtat e viktimave të krimit, me moton “Mbroje viktimën, parandalo riviktimizimin”.
Në njoftim thuhet se në këtë takim, të udhëhequr nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, morën pjesë Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe përfaqësuesit e të gjitha institucioneve tjera, ku u diskutua për trajtimin efikas dhe të denjët për viktimat e krimit.
Gjatë diskutimit nga të pranishmit u kërkua thellimi i bashkëpunimit ndër- institucional, si dhe, konkluzionet e dala nga ky takim i përbashkët do ju dërgohen institucione përgjegjëse, të cilat do shërbejnë në avancimin e veprimeve konkrete për trajtimin dhe mbrojtjen e secilës viktimë të krimit./Arbresh.info
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës