Trupat dhe tanket izraelite nisën një sulm të shkurtër tokësor në veri të Gazës gjatë natës, duke goditur mbi 200 objektiva që përdoreshin nga militantët e Hamasit.
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka përsëritur se Izraeli po përgatitet për një pushtim tokësor të Gazës, duke mos ofruar asnjë detaj për kohën.
Sulmi erdhi pasi OKB-ja paralajmëroi se është në prag të mbarimit të karburantit në Rripin e Gazës, duke e detyruar atë të kufizojë përpjekjet e ndihmës në territor.
Rritja e numrit të të vdekurve në Gaza është e paprecedentë në konfliktin izraelito-palestinez prej dekadash, që deri më tani mbi 6500 mes tyre mbi 2 mijë fëmijë dhe më shumë se 17 mijë njerëz janë plagosur.
Humbje edhe më të mëdha jetësh mund të vijnë nëse Izraeli nis një ofensivë tokësore të pritshme që synon të shkatërrojë Hamasin. Ndërkaq, një sulm ajror goditi një ndërtesë banimi në qytetin jugor të Khan Younis mëngjesin e së enjtes ku humbën jetën dhjetëra persona.
Ndërtesa kishte strehuar 75 njerëz të cilët ishin zhvendosur nga sulmet.
“Zona jugore nuk është e sigurt. Ka masakra ditë e natë, shumë masakra, ku vriten fëmijë, të rinj, foshnja. Ndërtesat janë shkatërruar, nuk ka vend të sigurt në të gjithë Rripin e Gazës”.
Në të gjithë territorin, spitalet kanë mbyllur të gjitha departamentet, përveç dhomave të urgjencës. Spitalet po kursejnë karburantin për të mbajtur në punë fuqizuar pajisjet e shpëtimit të jetës si ventilatorët, inkubatorët dhe aparaturat me të cilat kryhet dializa.
Ndërkaq ushtria izraelite ka përditësuar gjithashtu edhe numrin e personave të cilët janë marr peng nga Hamasi. Deri më tani janë 224 pengje që mbahen nga militantët Në total, katër pengje janë liruar nga Hamasi, një grua dhe vajza e saj amerikane dhe dy gra izraelite.
Sulme pati sërish edhe në zonën kufitare midis Izraelit dhe Libanit mëngjesin e së enjtes, mes frikës se konflikti i vazhdueshëm në rajon mund të përhapet më tej.
Situata mbetet gjithashtu e rënduar edhe në Bregun Perëndimor. Bastisjet izraelite u kryen gjatë natës në disa pjesë të Bregut Perëndimor në Nablus, Hebron dhe Jerusalemin Lindor. 85 palestinezë duke përfshirë katër gra u arrestuan nga forcat izraelite gjatë bastisjeve, ndërsa tetë palestinezë u plagosën.
Sipas Shoqatës së të Burgosurve Palestinez, forcat izraelite kanë arrestuar më shumë se 1,450 palestinezë që nga 7 tetori dhe të paktën 104 palestinezë janë vrarë në ato bastisje, duke përfshirë dy që humbën jetën në paraburgim.
Klan News
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...