Sandro Tonali edhe zyrtarisht suspendohet 10 muaj nga futbolli

13:43 | 26 Tetor 2023
D.H

Merret vendimi përfundimtar për Sandro Tonalin. Mesfushori italian, pjesë e Newcastle në Premier League, luante baste sportive në kompani ilegale.

23-vjeçari pranoi përpara autoriteteve se ishte i varur nga bixhozi, madje bëri të ditur se ka luajtur edhe ndeshje të Milanit, ish-skuadrës së tij.

Në bazë të marrëveshjes me prokurorinë, Tonali është pezulluar me 10 muaj, dhe 8 muaj si dënime alternative.

Futbollisti do të qëndrojë 10 muaj larg topit dhe fushave të blerta, ndërkohë që 8 të tjerat do i vuajë si dënime alternative.

Aty ku përfshihen takimet e organizuara nga Federata Italiane e Futbollit me të rinj të ekipeve amatore lokale. Për të shpjeguar rreziqet që lidhen me bastet.

Tonali tashmë ka nisur rrugëtimin terapeutik me një specialist me synimin për t’u shëruar përfundimisht nga kjo sëmundje dhe varësi./ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme