Google ADS

Pas pesë orësh gjenden dy turistët belg, Balla: Si në shtëpinë dhe në besën e Shqiptarit

13:24 | 26 Tetor 2023
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla tha se pas pesë orësh kërkimesh, janë gjetur dy turistët belg, në gjendje të mirë shëndetësore.

Balla tha se Policia e Shtetit Shërbimi Zjarrfikës Himarë, kanë kryer një aksion të vështirë në kanionin e Gjipesë.

“Si në shtëpinë dhe në besën e Shqiptarit. Policia e Shtetit Shërbimi Zjarrfikës Himarë kryen një aksion të vështirë në kanionin e Gjipesë për të ndihmuar dy turistë belgë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në kanion. Pas 5 orë kërkimesh gjatë natës, u bë e mundur gjetja e dy turistëve dhe nxjerrja e tyre nga kanioni, në gjendje të mirë shëndetësore”, shkruan Balla në Facebook, duke e shoqëruar shkrimin edhe me pamjet nga aksioni.

Të ngjashme