Në Europa League sonte zhvillohen ndeshjet e xhiros së tretë.
Si zakonisht ndeshjet nisin me dy orare, 18:45 dhe 21:00, shkruan Arbresh.info.
Atalanta e Berat Gjimshtit përballet ndaj ekipit Sturm Graz të Austrisë, me fillim nga ora 18:45.
Këto dy skuadra janë në grupin D, së bashku me Sporingun e Portugalisë dhe Rakowin e Polonisë.
Tabelës i prinë Atalanta me 6 pikë kurse Sportingu e Sturm Grazi kanë nga 3 pikë, e fundit është Rakowi pa pikë.
Një tjetër ndeshje me interes është ajo e Leverkusenit ndaj Qarabagut të Azerbajxhanit.
Kjo sfidë luhet nga ora 21:00, teksa skuadra e Granit Xhakës kërkon fitoren e tretë në këtë garë, pas dy ndeshjeve ka dy fitore.
Me të njëjtin rekord është edhe Qarabagu që është e pamposhtur në dy ndeshje dhe pritet të jetë një duel i fort për vendin e parë në grupin H.
Një tjetër takim interesant është ai ndërmjet Liverpoolit dhe Toulouse.
The Reds janë të parët në grupin E, me 6 pikë pas dy ndeshjeve kurse Toulouse ka 4 pikë.
Sfidë shumë e fortë do të jetë edhe ndërmjet Romës dhe Slavia Prague ku të dy skuadrat kanë nga dy fitore.
Slavia Prague dhe Roma do të luftojnë për kreun e tabelës në grupin G.
Kjo ndeshje fillon nga ora 21:00.
Teksa Brightoni i De Zerbit kërkon një fitore ndaj Ajaxit që nuk është fare në formë, në kuadër të grupit B
Brightoni është e fundit në tabelë me një pikë të vetme teksa Ajaxi është e treta me dy pikë, tabelës të këtij grupi i prinë, AEK me 4 pikë teksa e dyta është Marseille me 2 pikë./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...