Google ADS

Ministri Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

11:12 | 26 Tetor 2023
E.H

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë vizitës së tij zyrtare në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot gjatë ditës do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Botëror për Ushqim që organizohet nga Fondacioni “World Food Prize”, që konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme për bujqësinë në botë.

Në kuadër të kësaj vizite, gjatë ditëve të ardhshme, Peci do të zhvillojë takime të nivelit të lartë me përfaqësuesit e këtij shteti, përfshirë këtu takimin me Guvernatoren e Iowes, znj. Kim Reynolds dhe Sekretarin për Bujqësi të Iowes, Mike Naig.

Në njoftim thuhet se këto takime do të bëhen të ndara dhe me secilën prej këtyre zyrtarëve do të diskutohet rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm në sektorin e bujqësisë përmes programeve e projekteve të ndryshme bujqësore.

Po ashtu, Peci, do t’i njoftojë ata edhe me të arriturat dhe sfidat në bujqësi, dhe impaktin që ajo ka dhe mund të ketë në ekonominë e vendit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme