Sulmi në SHBA, Konjufca: Në këto momente të vështira qëndrojmë fuqishëm krah popullit amerikan

10:17 | 26 Tetor 2023
K.B

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas sulmit nga një person i armatosur mbi civilët amerikanë.

Konjufca tha se në këto momente të vështira qëndrojmë fuqishëm krah popullit amerikan.

“Të tronditur morëm lajmin për sulmin nga një person i armatosur mbi civilët amerikanë. Në këto momente të vështira qëndrojmë fuqishëm në krah të popullit mik amerikan, pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe duke iu dëshiruar shërim sa më të shpejtë të plagosurve”,shkruan Konjufca.

Të paktën 22 persona u vranë dhe disa dhjetëra të tjerë u plagosën të mërkurën në të shtëna masive me armë në qytetin Lewiston të shtetit Maine, raportojnë mediat amerikane të cilat citojnë burime të ndryshme nga organet e zbatimit të ligjit./Arbresh.info/

 

LEXO EDHE:

Të paktën 22 të vdekur nga të shtënat masive me armë zjarri në qytetin amerikan të Lewiston, Maine

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme