Manchester City ka arritur të marrë fitoren e radhës në Champions League, ndaj skuadrës zvicerane Young Boys, me rezultat 3-1.
Padyshim që figura kryesore e ndeshjes ishte “bomberi” , Erling Haaland i cili shënoi dy gola në këtë fitore shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes Pep Guardiola foli për lojtarin e tij.
“Njerëzit presin që ai të shënoj 4 gola çdo ndeshje, njerëzit duan që ai të dështojë”, tha Pep për Haalandin.
Më tutje ai tha se norvegjezi nuk do të ndalet së shënuari asnjëherë.
“Më vjen keq. Ai do të shënojë gola gjatë gjithë jetës së tij, ai është një rrezik i jashtëzakonshëm. E rëndësishme është që ai të krijojë raste, ai tashmë ka shënuar shumë gola në Premier League, më shumë se njerëzit që marrin shumë komplimente.”, shtoi spanjolli.
Kujtojmë se për Haalandin këta ishin dy golat e tij të parë këtë sezon në Champions League, teksa ka edhe një asistim.
Ndërsa City prinë në tabelën e grupit G, me tri fitore pas tri ndeshjeve të luajtura./Arbresh.info/
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...