Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një bashkëbisedim me profesorët dhe studentët e Universitetit Drake të shtetit të Iowas.
Osmani u ka folur profesorëve dhe studentëve për rrugën e Kosovës deri te pavarësia si dhe për sfidat që përballemi sot, përcjell Arbresh.info.
Po ashtu, Osmani është nderuar me Çmimin për Qytetari globale.
Postimi i plotë i presidentes Osmani:
Në Drake University, kisha një bashkëbisedim përmbajtësor me profesorë e studentë, për rrugën e Kosovës deri të pavarësia si dhe për sfidat me të cilat përballemi sot.
Falënderoj Universitetin që më nderuan me ndarjen e Çmimit për Qytetari Globale. Bashkëpunimi në fushën e arsimit është kyç në avancimin dhe thellimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Iowas./Arbresh.info
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...
Trump emëron të dërguarin e posaçëm për Ukrainën
VW braktis fabrikën e debatuar në Kinë
Orët e fundit para vdekjes së Liam Payne, porositi 9 shishe ...