Google ADS

Vijojnë punimet në kantierin e rrugës Peshkopi-Maqellarë, Rama: Do t’i shkurtojë distancat mes fshatrave përreth

09:51 | 26 Tetor 2023
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në kantierin e rrugës Peshkopi-Maqellarë.

Rama bëri të ditur se është duke u punuar për gërmimin dhe mbushjen e trupit të rrugës dhe ndërtim imin e dy urave.

“Vijon puna në kantierin e rrugës Peshkopi-Maqellarë, Loti 3 ku aktualisht po punohet për gërmimin, mbushjen e trupit të rrugës dhe ndërtimin e dy urave”, shkruan Rama.

Sipas tij ky aks rrugor, jo vetëm që do të shkurtojë distancat mes fshatrave përreth Dibrës e Tiranës, por se rruga do të jetë një mbështetje për bujqësinë dhe agroturizmin e zonës

“Ky aks rrugor vazhdim i rrugës së Arbrit, jo vetëm do të shkurtojë distancat mes fshatrave përreth Dibrës e Tiranës, por se rruga do të jetë një mbështetje për bujqësinë dhe agroturizmin e zonës”, shkruan Rama në Facebook./Arbresh.info/

Të ngjashme