Google ADS

Moti sot me diell dhe vranësira, IHMK: Mund të ketë riga shiu

06:53 | 26 Tetor 2023
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme