MINT ndan 400 mijë euro për për bizneset kosovare, në vlerë për certifikimin e produkteve  

22:43 | 25 Tetor 2023
E.G

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka filluar zbatimin e Politikës Industriale sipas analizës së performancës industriale dhe studimeve të zinxhirëve të vlerës për zhvillim industrial, duke mbështetur bizneset për certifikimin e produkteve, që kanë për qëllim eksportin përmes skemës financiare të granteve.

Sipas komunikatës në fazën e parë të kësaj skeme përfituan gjithsej 10 biznese derisa vlera e granteve të dhëna është  400.000.00 euro.

MINT bën të ditur se marrëveshjet e nënshkruara përmes kësaj skeme bizneset do të përfitojnë menjëherë 80% të mjeteve, derisa pjesa tjetër prej 20% do të realizohet atëherë kur bizneset të përfundojnë procesin e certifikimit të produkteve për eksport.

Grantet u nënshkruan nga sekretari i MINT, Daut Latifaj, ndërkaq për një fjalë rasti Ministrja, Rozeta Hajdari para përfaqësuesve të bizneseve tha se Politika Industriale, zbatimi i së cilës po nis suksesshëm, ka krijuar një momentum të ri për bizneset tona, duke i përgatitur prodhimet vendore për tregun ndërkombëtar.

“Vitin e ardhshëm planifikohet që vlera e granteve vetëm për certifikim do të jetë mbi 1 milionë euro. Në kuadër të Politikës Industriale, bizneset do të bëhen të konkurrueshme në tregun rajonal dhe ndërkombëtar dhe do të jenë shtytës kryesor i zhvillimit social, ekonomik dhe mjedisor për Republikën tonë”, theksoi Ministrja Hajdari./Arbresh.info/

 

Të ngjashme