Menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça: Greva të ndërpritet menjëherë, s’është ligjore

21:27 | 25 Tetor 2023
E.G

Menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça Sh.A. ka përgënjeshtruar deklaratën e Kryetarit të Sindikatës Ibrahim Jonuzi, se ka pas komunikim me menaxhmentin dhe se menaxhmeni është shprehur keq për grevën dhe gjendjen e minatorëve në minierën e Stan Tërgut.

Sipas menaxhmentit, fjalët që ka thënë Januzi kinse menaxhmenti është dashakeq për minatorët, janë shpifje të ulta qe nuk përkojnë me sindikalistet e minierës, përcjell Arbresh.info.

Menaxhmenti dhe Bordi Mbikëqyrës i ndërmarrjes Trepça Sh.A. janë shprehur të shqetësuar për situatën e krijuar në minierën e Stantergut, për sigurinë, shëndetin dhe jetën e minatorëve duke njoftuështë duke punuar gjatë gjithë kohës për tejkalimin sa me të lehtë të kësaj situate.

Me anë të këtij reagimi ata kanë kërkuar ndërprerjen e grevës duke e konsideruar joligjore.

“Ne konsiderojmë se kjo greve duhet të ndërpritet menjëherë për shkak se një grevë e tillë nuk është ligjore, sepse nuk është paralajmëruar sipas ligjit LIGJI Nr. 03/L-200 për greva, dhe konsiderojmë se nuk ka arsye reale për të rrezikuar me shume sigurinë, shëndetin dhe jetën e minatorëve.”, thuhet në reagim.

Ndër të tjera, menazhmeti i ndërmarrjes thotë se minatorët i kanë marrë pagat e tyre të plota për çdo muaj.

“Përkundër vështirësive operative dhe rënies së çmimit të metaleve në bursë, minatorët dhe punëtorët e ndërmarrjes Trepça Sh.A. të mbështetur nga Qeveria e Republikë së Kosovë, rregullisht për çdo muaj i kanë marrë pagat e tyre të plota.”, vijon njoftimi.

“Gjithashtu, mund te informojmë opinioni e gjerë që për herë të parë pas dy dekadave, minatorëve të ndërmarrjes Trepça Sh.A. u janë rritur pagat mbi nivelin e pagave të minatorëve të minierave në rajon (Shqipëri, Maqedonia e Veriut). Poashtu është ngritë edhe shtesa për shujtën ditore për çdo minator në ndërmarrjen Trepça Sh.A. Ketë menaxhmenti e ka bere vetëm me qëllim që të vlerësojë dhe motivoj minatorët e ndërmarrjes.”, ka bërë të ditur menazhmeti.

Menazhmeti i ndërmarrjes me mirëkuptim lusim të gjithë punëtorët qe ti kthehen detyrave dhe angazhimeve te punës dhe “mos të ndikohen nga grupet e interesit dashakeqëse të cilat nuk kanë interes zhvillimin e ndërmarrjes Trepça Sh.A.”

“Gjithashtu, ju sigurojmë që gjithë shpifjet do të adresojmë te organet kompetente konform rregullave dhe ligjit ne fuqi.”

“Menaxhmenti, Bordi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuar të jetësojnë investimet e duhura në minierat dhe flotacionet e Trepçës, me qëllim të ngritjes së produktivitetit, performancës dhe sigurisë në punë për të gjithë punëtorët e ndërmarrjes Trepça Sh.A.”, thuhet në reagim./Arbresh.info/

Të ngjashme