Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) i ka quajtur të pavërteta dhe të paqëndrueshme akuzat e Listës Serbe se Qeveria e Kosovës ka urdhëruar gërmime në varrezat ortodokse në veri të Mitrovicës.
MAPL njofton se nuk ka asnjë vendim të tillë nga Qeveria, shrkaun Arbresh info.
Akuzat e subjektit ‘Lista Serbe’ se Qeveria e Republikës së Kosovës ka urdhëruar gërmime në varrezat ortodokse në veri të Mitrovicës janë krejtësisht të pavërteta dhe të paqëndrueshme. Duam të njoftojmë opinionin publik se nuk ka asnjë vendim as nga Qeveria e Republikës së Kosovës e as nga komuna për ndonjë punim të tillë.”, thuhet në reagim.
Tutje, minsitria ka sqaruar edhe mënyrën e subvencionimit për renovimin e shtëpive për komunitetet joshumicë.
“Në anën tjetër, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal sqaron se në kuadër të skemës për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive për komunitetet joshumicë në komuna, pas vlerësimit nga komisioni profesional ka përzgjedhur të financojë ndërtimin e shtëpisë për pronarin R.C”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, MAPL subvencionon ndërtimin e shtëpisë në sipërfaqe 62m2.
“MAPL, subvencionon vetëm ndërtimin e shtëpisë në sipërfaqe prej 62m2. Përfituesi është i obliguar që të kontraktojë operatorin ekonomik për ndërtimin e shtëpisë dhe përmes subvencionit e kryen pagesën në mënyrë direkte. Në lidhje me hapjen e rrugës dhe dëmtimin e varrezave ortodokse, nuk mban asnjë përgjegjësi, pasi ky program financon vetëm ndërtimin e shtëpisë dhe jo infrastrukturën rrugore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...