Raporti i OSBE-së për paraburgimin, Haxhiu: Të aplikohet sidomos për veprat penale si krimi i organizuar

19:06 | 25 Tetor 2023
E.G

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në lansimin e “Raportit të OSBE-së mbi Paraburgimin”, organizuar nga Departamenti për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete- Seksioni për Ligj dhe Drejtësisë të misionit të OSBE-së në Kosovë.

Para të pranishmeve, ministrja Haxhiu përshëndeti lansimin e raportit duke theksuar që institucionet dhe shoqëria duhet të sigurojnë që individët që ballafaqohen me procese penale, t’i gëzojnë të drejtat e tyre themelore dhe në kuptimin e respektimit të këtyre të drejtave, të trajtohen me dinjitet, përcjell Arbresh.info.

Raporti i OSBE-së rekomandonte që Gjykatat në Kosovë të vendosin paraburgimin vetëm si mjet të fundit.

Lidhur me këtë Haxhiu tha se duhet pasur parasysh gjithnjë që kur ka dyshim të bazuar sidomos për veprat penale që ndërlidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin, dhuna seksuale dhe dhuna në familje, terrorizmi dhe krimet e luftës, të aplikohet masa e paraburgimit duke pasur parasysh natyrën e këtyre veprave.

Ministrja Haxhiu foli po ashtu për rekomandimin e dal nga raporti i OSBE-së , lidhur me zhvillimin e sistemeve të monitorimit elektronik për të monitoruar vendndodhjen e të liruarve, ku tregoi se tashmë Qeveria e Kosovë ka ndarë mjetet e nevojshme dhe është duke u zhvilluar procedura që mundëson funksionalizimin e këtij sistemi.

Ndryshe, OSBE-ja ka e ka parë si përdorim të tepruar caktimin e masës së paraburgimit duke thënë se kjo është një çështje globale që paraqet shqetësim për sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, ndërsa edhe Kosova përballet me sfida të ngjashme./Arbresh.info/

Lexo edhe:

OSBE: Gjykatat në Kosovë të vendosin paraburgimin vetëm si mjet të fundit

 

Të ngjashme