Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim zëvendëspresidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Scott Mastic, me bashkëpunëtorë.
Në takim u diskutua për rolin e rëndësishëm që kjo organizatë luan në afirmimin dhe zhvillimin e demokracisë në botë, përcjell Arbresh.info.
Konjufca vlerësoi lart kontributin e IRI në më shumë se 100 vende të veprimtarisë së tij, në forcimin e shoqërisë civile, demokratizimin e partive politike, përfshirjen në vendimmarrje të komuniteteve të margjinalizuara, si dhe në fusha të tjera të rëndësishme për qeverisjen demokratike.
Në kuadër të kësaj veprimtarie globale kryetari Konjufca falënderoi Mastic për angazhimin e madh të Institutit Republikan Ndërkombëtar në forcimin e demokracisë në Kosovë, si dhe përfshirjen sa më të madhe të grave, të rinjve dhe komuniteteve të ndryshme në politika publike dhe vendimmarrje.
Zëvendëspresidenti Scott Mastic ndau përshtypjet e tij mbi zhvillimin e demokracisë në Kosovë dhe konfirmoi mbështetjen e Institutit ku ai bën pjesë për proceset politike dhe qeverisjen demokratike në Kosovë./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?