FC Ballkani është duke mbajtur konferencë për media në prag të ndeshjes ndaj Astanës, ndeshje e cila do të luhet në kuadër të xhiros së tretë, të Uefa Conference League.
Në këtë konferencë të thirrur për media, janë të pranishëm trajneri i skuadrës së Ballkanit, Ilir Daja dhe portieri Enea Koliqi, raporton Arbresh.info.
Trajneri Daja shprehet optimist për fitore në këtë ndeshje.
Teksa edhe portieri Koliqi pret reultate pozitive në këtë sfidë.
90% e skuadrës janë të gatshëm, hamidi nuk është i gatshëm 100% dhe nuk do të startojë nga fillimi. “Duhet të jemi me këmbë në toke secili kundërshtar është i fortë edhe Astana ka përvojë me mbi 90 ndeshje në garat evropiane, përkundër startin jo të mirë nuk ka vend pas një fitore historike si dinamo nuk është e mundur, do ti ndjekim lojët hap pas hapi , është një ndeshje shumë e vështirë do mendoj të përfaqësohemi sa më mirë, duhet të japim te gjitha energjitë të japim më të mirën duhet të fokusohemi te ajo mos te mendojmë me larg” – ka thënë Daja.
“Besoj qe është një përjetim kogja i madh ne karrierën time dhe ka dhe një gjë të mirë ky përjetim zgjat javë për javë jemi përjetuar mirë në te dyja kahjet, shpresojmë qe ta mbajmë sa me gjatë te mundur dhe të kemi fatin me veti them drejtën nuk jam dijeni te këtij, skandalet me baste kam besim 1000% për lojtarët e mi” – shtoi ai.
Ndërkaq, Koliqi u shpreh se në Prishtinë janë ekip shumë i fortë për faktin që siç thotë ai nuk kanë pësuar asnjë gol.
“Ne Prishtinë jemi ekip shumë shumë i fort fakti qe kem pësu vetëm një gol .Shpresoj qe edhe ne vazhdim të vazhdojmë kështu ne gjithmonë futemi për të fituar, pavarësisht se Astana nuk ka bërë asnjë fitore kemi respekt për Astanan por me shume për vete”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...