Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët se në Stacionin Policor në Prizren janë gjetur disa biçikleta, për të cilat nuk dihet pronari.
Policia kërkon nga pronari/pronarët potencial të këtyre biçikletave të paraqitet në Stacionin Policor Prizren për të tërhequr biçikletat e tyre.
“Drejtoria rajonale e Policisë Prizren, njofton mediat dhe qytetarët se në Stacion Policor Prizren gjendet disa biçikleta si në foton e bashkangjitur për të cilat nuk dihet pronari i tyre. Me këtë rast kërkohet mirëkuptim nga mediat që shkresën së bashku me fotot e bashkangjitura të e shpërndajnë tek qytetarët në mënyrë që pronari/pronarët potencial të këtyre biçikletave të paraqitet në Stacionin Policor Prizren për të tërhequr biçikletat e tyre”, bën të ditur njoftimi./Arbresh.info/
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit