Sandro Tonali ishte një nga futbollistët e përfshirë në skandalin e basteve në Itali. Ashtu si Fagioli e Zaniolo, mesfushori kishte hapur një llogari në platforma të jashtëligjshme ku vendoste baste për ndeshjet e futbollit, madje edhe në sfidat ku luanin ish-skuadrat e tij si Milani apo Brescia.
Së fundmi, mediat italiane zbulojnë edhe masën e dënimit që e pret lojtarin që aktualisht është pjesë e Newcastle.
Tonali pritet të suspendohet për 10 muaj nga futbolli dhe në këtë formë humbet pjesën e mbetur të sezonit si dhe Europianin që zhvillohet në Gjermani.
Nga ana tjetër, për tetë muaj, mesfushori do të jetë i detyruar të ndjekë një plan rehabilitimi për varësinë ndaj bixhozit.
Ky suspendim pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet edhe nga ana e Federatës Italiane të Futbollit./ss
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte