Kolapsi dhe katastrofa humanitare po intensifikohen dita ditës në Gaza.
Spitalet po ndalojnë të gjitha shërbimet për shkak se karburanti po mbaron. OKB ka ngritur alarmin se puna e saj do të ndalet nëse nuk merr furnizime të reja.
Ushtria e Izraelit u sugjeroi Kombeve të Bashkuara t’i kërkojnë Hamasit furnizim me karburant.
Tetë kamionë të tjerë ndihmash që transportonin ushqim, ujë dhe ilaçe kaluan nga Egjipti në Gaza, por agjencitë e ndihmës thonë se nevojiten të paktën 100 kamionë në ditë.
Agjencitë e tjera të OKB-së kanë vlerësuar se një e treta e spitaleve në Gaza dhe gati dy të tretat e klinikave të kujdesit parësor shëndetësor janë mbyllur për shkak të sulmeve dhe mungesës së karburantit.
Ndërkaq sulmet ende vijojnë. Izraeli goditi të tjera objektiva që përdoreshin nga grupi militant Hamas të tilla si tunele, selitë ushtarake, depot e armëve, si dhe pajisje si lëshues raketash antitank 80 njerëz humbën jetën nga sulmet ajrore izraelite duke e çuar bilancin e përgjithshëm të viktimave në më shumë se 5,800 njerëz.
Kreu i Hezbollahut të Libanit u takua me udhëheqësit kryesorë të fraksioneve militante palestineze Hamas dhe Xhihad Islamik. Sipas mediave, ata vlerësuan se çfarë duhet të bëjë aleanca e tyre për të arritur një fitore të vërtetë.
Në strehimoret e përkohshme ku palestinezët e zhvendosur njerëzit kanë filluar të vuajnë nga dhimbjet e stomakut, infeksionet e mushkërive etj. Sojood Najm dhe pesë fëmijët e saj po jetojnë në një tendë në Khan Younis për nëntë ditë, pasi ata u zhvendosën nga veriu i enklavës kur bombardimet izraelite filluan dy javë më parë.
“Çdo ditë qaj. Dua të kthehem në shtëpi. “Mjaft me luftëra! Nuk na ka mbetur asgjë”. Kam nëntë ditë që jam në këtë çadër dhe nuk mund të laj as fëmijët e mi. Nëse shkoj të kërkoj ujë, nuk gjej. Nuk gjej rroba të pastra, shqetësohem për fëmijët e mi, pasi janë me astmë të gjithë”.
Ndërkaq Izraeli ka shënjestruar edhe disa pozicione ushtarake në Sirinë jugperëndimore. Media shtetërore siriane raporton se sulmi vrau tetë ushtarë dhe plagosi shtatë prej tyre. Situata mbetet e rëndë edhe në Bregun Perëndimor. Numri i të vdekurve nga seria e sulmeve hakmarrëse izraelite në ka arritur në 103. Ndër viktimat e fundit ishte një 19-vjeçar i cili u qëllua për vdekje nga forcat izraelite pas një bastisjeje në qytetin veriperëndimor të Qalqilya.
Kufizime në Bregun Perëndimor janë vendosur nga forcat izraelite duke kufizuar lëvizjen e banorëve palestinezë në zone. Nga ana tjetër presidenti francez Emmanuel Macron u takua me presidentin palestinez, Mahmud Abbas, ku deklaroi se sulmi i Hamasit ndaj Izraelit ishte gjithashtu një fatkeqësi për popullin palestinez. Macron përsëriti nevojën për një zgjidhje me dy shtete./Klan News
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...