Presidentja e Parlamentit Europian Robert Metsola propozoi që ligjvënësit ukrainas dhe moldavë të marrin pjesë në asamble si anëtarë “vëzhgues”, ndërsa të dy vendet presin anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Eurodeputetët-vëzhgues për Ukrainën dhe Moldavinë nuk do të kenë të drejtë vote dhe do të emërohen dhe jo do të zgjidhen, por do të kenë vende në institucion.
“Ne do të duhet të shohim kur kjo të ndodhë,” tha Metsola.
BE caktoi Ukrainën dhe Moldavinë si vende kandidate vitin e kaluar, menjëherë pasi Rusia pushtoi vendin.
Që atëherë, Metsola ka kërkuar që negociatat formale të pranimit të fillojnë këtë vit.
“Zgjerimi ka qenë gjithmonë mjeti më i fortë gjeopolitik i Bashkimit Europian”, tha ajo.
Udhëheqësit e BE-së pritet të vendosin nëse do të nisin zyrtarisht negociatat e pranimit të Ukrainës dhe Moldavisë në një samit në dhjetor, pasi fillimisht të kenë analizuar një raport të Komisionit Evropian.
Metsola ishte liderja e parë BE-së që vizitoi Kievin, duke takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelesny më 1 prill të vitit të kaluar.
Megjithatë, kujtojmë ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha në një intervistë të fundit se korrupsioni në Ukrainë duhet ta bëjë BE-në të mendojë dy herë për anëtarësimin e vendit./abcnews.al
Jack Smith jep dorëheqje nga Departamenti amerikan i Drejtës...
Kushtet e përkeqësuara të motit, pezullohet lundrimi në Vlor...
O’Brien: ShBA-të do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosov...
Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, por pajisjet dimë...
A do të ketë lidhje jashtë me Drilonin? Përgjigjet Sara
Foda në kërkim të futbollistëve të rinj për Kosovën, sot nis...