Tre vjet më parë, në shkurt të vitit 2021, Izraeli zyrtarisht njohu shtetin e Republikës së Kosovës.
Kjo njohje erdhi menjëherë pasi në Shtëpinë e Bardhë u nënshkruan marrëveshjet për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.
Njohja nga shteti i Izraelit ishte paralajmëruar nga presidentit i SHBA-ve në atë kohë, Donald Trump pas marrëveshjes që ishte nënshkruar nga kryeministri i Kosovës në atë kohë, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në prani të Trumpit, raporton Arbresh.info.
Që nga ajo kohë, jo vetëm që nuk ka ardhur asnjë njohje e re, mirëpo ka pasur paralajmërime dhe aludime për ç’njohje të shtetit të Kosovës nga disa vende afrikane
Që nga ardhja e Donika Gërballës në krye të diplomacisë kosovare nuk ka pasur asnjë njohje, madje asnjë paralajmërim për njohje, por vetëm pretendime për ç ‘njohje.
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Isa Mustafës, Valon Murtezaj, për Arbresh.info thotë se kjo po ndodh për shkak të mungesës së një strategjie të qartë dhe adekuate të diplomacisë kosovare.
Murtezaj, e sheh si të fragmentuar qasjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në krye të së cilës është Donika Gëvalla.
“Ka disa vite që Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka një strategji të qartë për të arritur njohje të reja të shtetit të Kosovës. Sado që procesi si i tillë është kompleks, ne nuk kemi parë strategji adekuate për t’iu qasur këtij qëllimi vital për Kosovën. Qasja e Qeverisë ka qenë e fragmentuar dhe jo-koherente me zhvillimet. Përkundër situatave të renda globale, MPJ e Kosovës do të duhej ta ketë synim kryesor njohjen nga vende të reja, dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve diplomatike me vendet që kanë njohur Republikën e Kosovës”, thotë ish-zëvendësministri i Jashtëm.
Duke u bazuar në specifikat të cilat janë të ndryshme në vendet dhe regjionet e ndryshme, Murtezaj kërkon nga MPJ-ja që strategjitë të bëhen shtet për shtet dhe regjion për regjion, aty ku ka aspirata për të marrë njohje të reja.
“Strategjia duhet të jetë regjion për regjion, vend për vend, sepse specifikat janë të ndryshme dhe kontekstet janë unike për secilin shtet ku aspirohet njohja. Duhet konsistencë dhe fokus në angazhimet që lidhen me njohjet e reja të synuara”, pohon ish-diplomati.
Një paralajmërim për tërheqje të njohjes erdhi nga ministri i Punëve të Jashtme e Togos, Robert Dussey, gjatë takimit që pati me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në Beograd më 16 janar të këtij viti “
Por, një gjë e tillë ishte mohuar nga kryediplomatja Gërvalla.
Për këtë, anëtari i kryesisë në LDK-së, Valon Murtezaj ia hedh fajin Gërvallës, duke e akuzuar për mos vëmendje të mjaftueshme dhe jo dinamike për të përballur me sukses fushatat destruktive të Serbisë, të cilat kanë dhënë fryt për ta e kthim prapa për diplomacinë kosovare.
Ai kërkon që kjo dinamikë, vëmendja dhe angazhimi diplomatik të fokusohet tek shtetet jo stabile me qeveritë e veta, e të jetë më prezentë që çnjohje të mos ndodhin.
“Po aq sa janë të rëndësishme njohjet e reja, po aq janë të rëndësishme mirëmbajtja dhe avancimi i relacioneve me shtetet që kanë njohur tanimë Republikën e Kosovës. MPJ shpesh nuk ka qene mjaftueshëm e vëmendshme, sepse angazhimet e diplomacisë duhet të jenë shumë dinamike për të përballur me sukses fushatat destruktive të Serbisë. Sidomos në disa vende dhe regjione ku shtetet nuk janë shumë stabile në kuptimin e ndërrimit të qeverive, aty duhet vëmendje e shtuar dhe vazhdueshme në mënyrë që Kosova të jete prezentë dhe që njohjet të mos vihen në dyshim”, ka thënë në fund Murtezaj.
Ndryshe, me të marrë pushtetin kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kishte premtuar se me angazhimet diplomatike dhe punën e tyre do të rrisin numrin e njohjeve dhe ç’njohjet do të mbeten në histori. Mirëpo, sipas ‘zhurmës’ që e bënë vazhdimisht Serbia për suksesin e saj në heqjen e njohjeve për Kosovën, pretendon se ka arritur deri tani të ketë sukses tek 15 shtete.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është kritikuar vazhdimisht nga partitë opozitare dhe shoqëria civile për mossuksesin dhe dështimin për të marrë njohje të reja./ Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës