Google ADS

Natë evropiane për ekipet kosovare të basketbollit

10:31 | 25 Tetor 2023
D.H

Kampionia dhe fituesi i Kosovës në Basketboll, Peja dhe Trepça sonte luajnë në kuadër të Fiba Europe Cup.

Kampionia e Kosovës, Peja pret në “Karagaç”, skuadrën holandeze Heroes Den Bosch, në xhiron e dytë me fillim nga ora 19:00, në kuadër të grupit H.

Pjesë e këtij grupi janë edhe Chemnitzi dhe Spojnia Stargard.

Pejanët ndeshjen e parë e humbën nga Chemnitz me rezultat 99-72, kurse sonte kërkojnë fitoren e parë në FEC, këtë sezon.

Kurse për fituesin e Kupës dhe Superkupës, Trepçën ndeshja e parë sonte ndaj ZZ Leiden është njëherish debutimi në këtë garë.

Trepça bënë pjesë në grupin G të kësaj gare së bashku me Leiden, Galil Elionin dhe Gravelines-Dunkerque.

Ndeshja historike e Trepçës fillon po ashtu nga ora 19:00, në palestrën “Minatori”, në Mitrovicë.

Trepça nuk ka zhvilluar ndeshjen e parë të saj javën e kaluar siç ishte e planifikuar pasi kundërshtarit nga Izraeli, Galil Elion iu pamundësua zhvillimi i kësaj ndeshje shkaku i konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.

Kujtojmë se Leiden e fitoi duelin e xhiros së parë ndaj ekipës franceze Gravelines-Dunkerque, me rezultat 77-69./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme