Bellingham dhe magjia e tij tek Real Madridi vazhdon

09:47 | 25 Tetor 2023
D.H

Jude Bellingham padyshim është njëri nga transferet më të qëlluara tek Real Madridi jo vetëm këtë sezon por tash e disa vite.

Bellingham nuk po ndalet së shënuari, ai realizoi një tjetër gol vendimtar mbrëmë në fitoren e madrilenëve me rezultat 2-1, në udhëtim tek Braga, në kuadër të ndeshjes së grupeve të Champions League shkruan Arbresh.info.

Anglezi shënoi golin e dytë të Realit në minutën e 61-të.

Për Jude ky është goli i tretë në ndeshjen e tretë në Uefa Champions League teksa ka edhe një asist.

Ndërsa që nga ardhja e tij në Madrid ka realizuar 11 gola në 12 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Bellingham është transferuar këtë verë në Real Madrid nga Dortmundi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme