Osmani: Nuk kemi aleate dhe mike më të madhe se SHBA-të

09:36 | 25 Tetor 2023
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimi me Guvernatoren e Iowa-s, Kim Reynolds ka ndarë disa fotografi me të në rrjetin e saj social në Facebook.

Në mbishkrimin e fotografive e para e vendit ka shkruar se nuk ka aleate dhe mike më të madhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja gjithashtu bën të ditur se kanë pasur diskutime përmbajtësore për partneritet afatgjjatë.

“Nuk kemi aleate dhe mike më të madhe se SHBA-të, Me Guvernatoren e Iowa-s, Kim Reynolds, patëm diskutime përmbajtësore për partneritet afatgjatë”, shkruan Osmani, përcjell Arbresh.info

Me ftesë të Guvernatores së Iowa-s, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nisi vizitën zyrtare në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani dhe Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu u pritën me pritje ceremoniale nga Guvernatorja e Iowa-s, Kim Reynolds dhe Zotëriu i Parë Kevin Reynold, përcjell Arbresh.info.

Presidentja e falënderoi Guvernatoren për pritjen dhe për vizitën bërë Kosovës, në muajin qershor të këtij viti

Gjatë takimit, Osmani theksoi se Kosova nuk ka aleate e mike më të mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilën sipas saj ndajnë vlerat e njëjta të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimit ndërkombëtarë.

Sipas Presidentes Osmani, nënshkrimi kohë më parë i Programit të Partneritetit Shtetëror të Iowa-s, përbën një element thelbësor të marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara.

“Ky program luan një rol jetik në zhvillimin tonë të vazhdueshëm ushtarak dhe përpjekjet për ngritjen e kapaciteteve, në përputhje me objektivat dhe aspiratat tona të sigurisë kombëtare për anëtarësim në NATO”, ka theksuar Presidentja Osmani./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Osmani u prit në Iowa nga Guverantorja Kim Reynold: Kosova nuk ka aleate e mike më të mirë se SHBA-të

Reynolds pas takimit me Osmanin: Më e mira nga marrëdhënia e jashtëzakonshme Iowa-Kosovë, ende nuk ka ardhur

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme