Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot në Shqipëri

07:16 | 25 Tetor 2023
E.H

Gjatë orëve të paradites, Shqipëria do të jetë nën nën ndikimin e vranësirave të dendura në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë zhvillim të tyre duke sjellë reshje të përkohshme shiu.

Gjatë orëve të pasdites pritet zhvillim i mëtejshëm i vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Parashikohet që gjatë natës i gjithë vendi të mbetet me vranësora dhe shira. ku herë pas here do të jenë në formë shtrëngate.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante gjatë orëve të mëngjesit por do të ulen lehtë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtesi mbi 50 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme