Google ADS

I keqësohet gjendja shëndetësore një minatori të Trepçës, dërgohet në spital

22:24 | 24 Tetor 2023
E.G

Një minator po dërgohet me ndihmë të shpejtë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, pasi të njëjtit iu është keqësuar gjendja gjatë grevës të cilën ata po e mbajnë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, i cili tha se edhe një numër i madh i minatorëve tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Për momentin një minator është duke u dërguar me ndihmë të shpejtë në spitalin e Mitrovicës dhe gjendja e tij është përkeqësuar, e kanë qitë me lese jashtë. Ka numër të konsiderueshëm të mintaroëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha ai.

Kujtojmë se minatorët e Minierës me Flotacion janë futur sot në grevë ku kërkojnë realizimin e pagës mujore, shkarkimin e kryeshefit dhe sigurime shëndetësore e kushte të punës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme