Ministrja e Drejtësisë, Albulen Haxhiu ka thënë se Serbia në njërën anë ka marrë pjesë në dialog me Kosovën e në anën tjetër ka trajnuar pjesëtarët terroristë për të kryer sulme terroriste në territorin e Republikës së Kosovës.
“Për sa kohë ne kemi qenë në dialog me Serbinë, duke folur për zbatimin e marrëveshjes, për të cilën janë dakorduar në shkurt të këtij viti, ajo në anën tjetër ka trajnuar pjesëtarët terroristë që të kryejnë sulme terroriste në territorin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në “RTK Prime”
Ministrja Haxhiu, ka thënë se pas sulmit të 24 shtatorit gjithçka është më ndryshe.
Duke folur për takimin që pritet të mbahet në fund të kësaj jave në Bruksel, ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ministrja Haxhiu tha se nuk ka një konfirmim nga ana e kryeministrit Kurti.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...