Google ADS

Haxhiu takoi shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, flasin për çështjen e personave të zhdukur me forcë

21:38 | 24 Tetor 2023
E.G

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim Shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Agim Gashi.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin me KNKK, me theks në intensifikimin e punës në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me force, shkruan Arbresh.info.

Ministrja Haxhiu shprehu falënderimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunimin me Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur dhe ndihmën e dhënë për ngritjen e kapaciteteve të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Gjatë takimit përfaqësuesit e KNKK këmbyen informata për çështjen e personave të zhdukur me forcë.

Temë e diskutimit ishte gjithashtu intensifikimi i punës në sigurimin e qasjes në arkiva, ku u theksua nevoja e sigurimit të informatave dhe qasjes në arkivat jashtë Kosovës.

Ministrja e Drejtësisë ritheksoi përkushtimin e saj për thellimin e bashkëpunimit në drejtim të zbardhjes së fatit të personave të zhdukur me forcë dhe vazhdimin e bashkëpunimit tutje me KNKK./Arbresh.info/

Të ngjashme