Google ADS

Kurti takoi ish-kryeministrin e Greqisë, bisedojnë për situatën e sigurisë pas sulmit terrorist

21:01 | 24 Tetor 2023
E.G

Gjatë qëndrimit të tij në Greqi, në kryeqendrën helene, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me ish-kryeministrin e Greqisë, njëherësh presidentin e nderit të Internacionales Socialiste, George Papandreou.

Gjatë këtij takimi u bisedua rreth ngjarjeve të fundit në vend e situatën e sigurisë, një muaj pas sulmit terrorist të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, përcjell Arbresh.info.

“U fol dhe mbi realitetin demokratik në Kosovë e sukseset e vendit tonë, e ku temë e diskutimit ishte dhe aplikimi për anëtarësim i Kosovës në Këshillin e Evropës.”, thhet në komunikatë.

Ata biseduan dhe mbi forcimin e bashkëpunimit mes partive simotra e dy subjekteve të tyre politike.

Po ashtu shefi i ekzekutivit e uroi Papandreou mbi suksesin e arritur në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në Greqi gjatë këtij muaji./Arbresh.info/

Të ngjashme