Ministjra e Arsimit, Arbërie Nagavci në kuadër të Javës së Evropës për Shkathtësitë Profesionale ka qëndruar në shkollën “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë.
Sipas Nagavcit, kjo shkollë bashkë me pesë shkollat tjera profesionale është pajisur me “Pajisjet e Realitetit të Shtuar Virtual” si pjesë e projektit “Alled 2” të financuar nga Fondet e BE-së dhe ADA-s, shkruan Arbresh.info.
“Teknologjia e avancuar Meta Quest 2 e cila përmes realitetit virtual (VR) mundëson pamje vizuale 3D, tashmë gjendet në 6 shkolla tona. Me këtë teknologji dhe me platformën Eon-Xr, nxënësit dhe mesmidhënësit mund të përjetojnë me afër botën e teknologjisë dhe aplikimin e metodave inovative të mësimdhënies dhe mësimnxënies në Arsim dhe Aftësim Profesional. “, u shpreh Nagavci.
Ministrja Nagavci tha se shkollat përfituese janë:
Ajo ka falënderuar Projektin ALLED2 për jetësimin e këtij projekti të dizajnuar bashkë me MASHTI.
“Ngritja e cilësisë në të gjithë sektorët dhe nivelet e arsimit, me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional, është përkushtimi dhe angazhimi ynë i përditshëm.”, u shpreh ajo.
Ndër të tjera, viti 2023 është shpallur “Viti Evropian i Shkathtësive” me fokus tek shkathtësitë ekonomike, dixhitale dhe teknologjike.
“Tashmë edhe Kosova renditet në hartën e aktiviteteve të vitit 2023 për AAP, dhe politikat e Qeverisë sonë janë në linjë të plotë me orientimet evropiane.”, përfundoi ajo./Arbresh.info/
SHBA vendos veton për një projekt-rezolutë për armëpushim në...
NATO mban stërvitje të mëdha në Arktik
Përfundon dëshminë dëshmitari i 105-të në rastin Thaçi dhe t...
Aksident trafiku në Sllatinë, lëndohen dy persona
Çka po i mungon Rovenës brenda shtëpisë
Arrestohet një person në Prishtinë, ishte dënuar me dy vite ...