Portieri i PSG-së Gianluigi Donnarumma ka thënë se ai duhet t’i lë emocionet anash në ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Milanit.
Reprezentuesi italian do të ballafaqohet me ish-klubin e tij si kundërshtar, për herë të parë që kur u largua nga “Rossonerët” si lojtar i lirë në vitin 2021.
Nesër (e mërkurë), klubi i tij PSG do të jetë nikoqir i ekipit të Stefano Piolit në një ndeshje mjaft të rëndësishme në grupin F.
Gjigantët francez kanë arkëtuar vetëm tri pikë në dy ndeshje të Ligës së Kampionëve deri më tash, ndërsa Milani ka barazuar me Newcastle dhe Borussia Dortmund.
“Do të jetë një ndeshje emocionuese për mua, do të jetë e veçantë të luajë kundër Milanit”, ka thënë Donnarumma në konferencën për shtyp para ndeshjes.
“Unë duhet të vendosë emocionet e mia anash dhe të fokusohem tek ndeshja. Unë jam i lumtur, në jemi një familje tek PSG ashtu siç ishim tek Milani. Unë shpenzova tetë vjet atje dhe do të jem përgjithmonë falënderues. Ambienti këtu është i mrekullueshëm. Tifozët më kanë mirëpritur mirë dhe do mundohem të jap gjithçka për këtë klub”.
Donnarumma ka luajtur dy herë në “San Siro” me kombëtaren e Italisë që kur iu bashkua PSG-së, por ishte fishkëllyer nga tifozët e Milanit në të dy rastet.
Të njëjtën gjë tifozët e Milanit pritet ta bëjnë gjatë dy ndeshjeve me ekipin nga kryeqyteti francez, duke filluar që nesër nga ajo që do të luhet në “San Siro” dhe në tjetrën pas 2 javësh në Francë.
“Sigurisht, më vjen keq sepse kam dhënë gjithmonë maksimumin për Milanin, deri në fund”.
“Megjithatë, nuk është koha për të menduar për këtë tani. Jam plotësisht i përqendruar te loja dhe sigurisht që emocionet nuk duhet të mbizotërojnë, edhe pse do të ketë shumë”, përfundoi Donnarumma./Telegrafi/
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde