Në kuadër të shënimit të javës për të drejtat e viktimave të krimit, organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, është mbajtur sot në Mitrovicë tryeza me partnerë ndërinstitucionalë, me moton “Mbroje viktimën parandalo riviktimizimin“.
Kjo tryezë është udhëhequr nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Ismet Ujkani, dhe pjesëmarrës në të kanë qenë përfaqësues të prokurorisë, gjykatës, policisë, mbrojtëseve te viktimave, Qendrës për Punë Sociale, Drejtoria e Arsimit, Shërbimi Sprovues, etj.
Sipas Kryeprokurorit Ujkani, organizimi i kësaj tryeze ka për qëllim angazhimin e te gjitha institucioneve për te mbështetur viktimat e krimit, mbrojtjen e te drejtave te tyre qe ju garantohen me Kushtetutë dhe Ligjet e Republikës se Kosovës, trajtimin me urgjence e prioritet dhe profesionalizëm te rasteve te Dhunës ne familje, Trafikimit me qenie njerëzore, veprave penale kundër integritetit seksual etj.
“Ndërsa, kryerësit e krimeve duhet të ndiqen penalisht dhe te dënohen sipas ligjit ne pajtim me udhëzuesit e Gjykatës Supreme te Kosovës dhe udhëzuesit për Politiken Ndëshkimore qe ka nxjerr Kryeprokurori i shtetit dhe kryerësit te marrin dënimet e merituara për te forcuar besimin e publikut e sidomos tek viktimat e krimit ne sistemin e drejtësisë.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore ne Mitrovicë.
Sipas Ujkanit, angazhimi i të gjitha institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e te drejtave te viktimave të krimit duhet të jetë permanent dhe nuk duhet të mungojë, dhe vetëm duke vepruar së bashku dhe pa kompromis do të përmbushim rolin në parandalimin e krimeve potenciale dhe sigurimin e jetës së qytetarëve.
Siç thuhet në njoftim, gjatë tryezës janë zhvilluar diskutime nga përfaqësuesit e institucioneve relevante për angazhimin e vazhdueshëm në mbrojtjen e të drejtave të viktimave të krimit dhe ndërmarrjen e veprimeve për ndalimin e dhunës ndaj viktimave si dhe mbrojtur viktimat dhe parandaluar ri viktimizimin e tyre.
Në fund të diskutimeve pjesëmarrësit e kësaj tryeze u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin në mes të institucioneve, e po ashtu u koordinuan për nxjerrjen e konkluzioneve të cilat do të shërbejnë për ngritjen e efikasitetit gjatë trajtimit të këtyre rasteve të ndjeshme për shoqërinë./Arbresh.info/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...