Presidentit Joe Biden i duhet të ruajë balancën e vështirë mes dhënies së mbështetjes së plotë për aleatin më të ngushtë të Amerikës në Lindjen e Mesme, ndërkohë që përpiqet të ndikojë tek Izraeli që të veprojë me vetëpërmbajtje, në mënyrë që lufta me Hamasin të mos zgjerohet më tej. Ndërsa thellohet kriza në Lindjen e Mesme, Presidenti Biden përballet me trysni në rritje brenda Shteteve të Bashkuara dhe nga vendet aleate për të balancuar mbështetjen e tij për Izraelin me njohjen e situatës së rëndë në të cilën gjenden palestinezët e pafajshëm.
Presidenti Biden është zotuar ta mbështesë Izraelin, që synon të eliminojë grupin militant Hamas, që kontrollon Rripin e Gazës dhe që ndërmori sulmet brutale, ku mbetën të vrarë 1400 izraelitë.
Pentagoni ka dërguar këshilltarë ushtarakë dhe po përshpejton dërgimin e sistemeve të sofistikuara të mbrojtjes ajrore në Lindjen e Mesme, ndërsa pritet që Izraeli të fillojë së shpejti një ofensivë tokësore me qëllim eliminimin e militantëve të Hamasit, që qeveris Rripin e Gazës.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu i kanë këshilluar zyrtarët izraelitë që të shtyhet sulmi tokësor, ndërsa ekziston rreziku i një lufte më të gjerë në Lindjen e Mesme dhe janë shtuar sulmet ndaj objekteve dhe interesave amerikane në rajon.
Trysnia ndaj Presidentit Biden për një përqasje të balancuar vjen nga udhëheqësit arabë në Egjipt, Irak, Jordani dhe me gjerë, ku ka patur protesta për krizën në Gazë.
Trysnia vjen edhe nga zyrtarët evropianë, të cilët janë shprehur të tmerruar nga sulmi më brutal në territorin izraelit prej dekadash, por edhe kanë nënvizuar se izraelitët duhet të zbatojnë ligjin ndërkombëtar dhe humanitar.
I pyetur dje nëse duhet të vendoset një armëpushim, Presidenti Biden tha se “duhet të lirohen njëherë pengjet” dhe se “pastaj mund të flitet” për këtë./voa
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...