Merr fund pas 17 vitesh çështja e Calciopolit, skandali i Serisë A që u pasua me zbritjen në Serinë B dhe heqjen e dy titujve Juventusit në vitin 2006.
Bardhezinjtë nuk e pranuan asnjëherë fajin dhe kanë ndjekur të gjithë betejat e mundshme gjyqësore, për të rikthyer titujt e humbur me procesin e Calciopolit, por nuk fituan asnjë prej tyre.
Pas 17 vitesh, më 6 tetor të këtij viti, klubi bardhezi firmosi nëpërmjet presidentit Ferrero, vendimin për të tërhequr apelimin në shkallën e fundit të mbetur në sistemin e drejtësisë në Itali, duke pranuar më në fund verdiktin si të pandryshuar.
Në këtë mënyrë merr fund edhe debati mbi çështjen që tronditi futbollin italian në vitin 2006, pasi me tërheqjen e apelimit, duket se bardhezinjtë janë dorëzuar në betejën e tyre për të ndryshuar verdiktet e 17 viteve më parë./SS
Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Shq...
Qeveria thotë se po angazhohet që ta ruaj pozitën në Procesi...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, dyshohet për zbulim...
Hamza diskuton me qytetarët në Gjakovë për të ardhmen e Koso...
Ushtria izraelite vret komandantët e Hezbollahut në Libanin ...
Akuza të rënda, Diddy thyen heshtjen nga burgu