Policia e Kosovës ka mbajtur një fushatë sensibilizuese për sigurinë në komunikacion rrugor në Shtrërpcë.
Me këtë rast për nxënësit janë shpërndarë rekuizita të ndryshme si: varëse për çanta, vizore dhe shirita vezullues që vendosen në krahë, po ashtu janë dhënë edhe disa mesazhe.
“Policia e stacionit në Shtërpcë ka nisur fushatën sensibilizuese për sigurinë në komunikacionin rrugor për nxënësit e shkollave të mesme të ulëta në Shtërpcë.
Me këtë rast për nxënësit janë shpërndarë rekuizita të ndryshme si: varëse për çanta, vizore dhe shirita vezullues që vendosen në krahë, po ashtu janë dhënë edhe disa mesazhe, shkruan Arbresh.info
Të përdoren vendkalimet e shënjuar për këmbësorë
Nxënësit të kenë veshje me ngjyra reflektuese dhe të ndritshme kur ecin gjatë natës
Të kenë kujdes të shtuar gjatë lojërave të ndryshme, kur ato zhvillohen pranë rrugëve me komunikacion të zhvilluar”, bën të ditur njoftimi.
Edhe për shoferët janë dhënë disa mesazhe:
Të kenë kujdes gjatë ngasjes në afërsi të shkollave
Të mos përdoret telefoni gjatë drejtimit të mjetit
Të mos drejtohet mjeti nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike dhe psikotrope!
Të përdoret rripi i sigurisë etj.
Kësisoj kjo fushatë do të vazhdojë edhe në komunat tjera të rajonit të Ferizajt.
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz