Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bër të ditur se është hedhur hapi i parë për zbatimin e projektit të balinës ujore të Urës së Bunës.
Sipas kryeministrit shqiptar kjo do të transformojë gjithë hyrjen e qytetit të Shkodrës.
“Hidhet hapi i parë për zbatimin e projektit të ballinës ujore të Urës së Bunës, që do të transformojë krejt hyrjen e qytetit të Shkodrës, ku ka nisur tashmë procedura e tenderimit vënë në dispozicion nga Qeveria Shqiptare”, shkruan Rama në Facebook.
Tutje Rama thotë se hyrja e qytetit do të kthehet në një nga zonat urbane më të bukura në vend.
“Nga një hapësirë e keqtrajtuar në vite, hyrja e qytetit do të kthehet në një nga zonat urbane më të bukura në vend. Projekti do të integrojë në një hapësirë të madhe këmbësore dhe për biçikleta dhe punimet e nisura të bypass-it, loti 2”, shkruan Rama./Arbresh.info/
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...