Google ADS

Zlatan Elek, zgjidhet kryetar i Listës Serbe

12:46 | 24 Tetor 2023
A Z

Lista Serbe ka zgjedhur për kryetar të partisë Zlatan Elek. Zgjedhja e tij u bë me votim të hapur në seancën e Kuvendit të Listës Serbe në Mitrovicë të Veriut, mbledhje të cilën e udhëhoqi kryetari i deritashëm i këtij subjekti, Goran Rakiq.

Këto zhvillime brenda kësaj partie vijnë pas dorëheqjes së Milan Radojiçiqit nga pozita e nënkryetarit, i cili ishte udhëheqës i sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Përfaqësues të Listës Serbe nuk kanë dashur të flasin rreth këtyre ndryshimeve në strukturat e partisë.

Ata kanë bërë të ditur se gjatë ditës do të dalin me një njoftim me shkrim.

Zlatan Elek është drejtor i spitalit në Mitrovicën e veriut./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme