Tonali mund të dënohet një vit për vënien e basteve, teksa po kërkohet ulja e dënimit të tij

11:26 | 24 Tetor 2023
D.H

Padyshim se njëri nga emrat më të përfolur gjatë këtyre ditëve është ai i Sandro Tonalit, ai po akuzohet për veprën përfshirje në baste ilegale.

Një gjë të tillë e ka pranuar edhe vet lojtari para gjykatës, shkruan Arbresh.info.

Ai ka pranuar fajësinë në përfshirjen e tij në baste ilegale duke potencuar se ka vënë baste ndeshjet e Milanit, këto fjalë i tha për Federatën Italiane të futbollit dhe Gjykatën e Sportit.

Procedura e njëjtë do të jetë si për lojtarin e Juventusit, Nicolo Fagioli, por që Tonalin do të dënohet më shumë pasi ai ka përfshirë ish-skuadrën e tij Milanin në baste.

Mediat italiane raportojnë se Tonali do të dënohet me 12 muaj mos lojë teksa udhëheqësit e tij do të tentojnë të ulin dënimin në 10 muaj.

Dy ditët e ardhshme do të jenë vendimtare pasi edhe zyrtarisht do të vendoset për vendimin e tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme