Google ADS

Mediat britanike: Rojet e gjetën Putinin të shtrirë në dysheme

10:31 | 24 Tetor 2023
L G

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak në banesën e tij private në Moskë të dielën në mbrëmje.

Një kanal në Telegram që besohet se drejtohet nga një ish-zyrtar i brendshëm i Kremlinit raportoi incidentin duke thënë se lideri rus u gjet nga rojet i shtrirë në dyshemenë e dhomës të tij.

“Ndoshta, kur presidenti është rrëzuar, ka goditur tavolinën dhe më pas orenditë kanë rënë në tokë çka ka shkaktuar zhurmën duke alarmuar rojet”.

Media britanike shkruan se pas diagnostikimit mjekët thanë se lideri 71-vjeçar kishte pësuar arrest kardiak.

Më pas ai u transferua në një ambient më të specializuar për mjekim ku iu nënshtrua kujdesit intensiv.

Nga Kremlini zyrtar nuk ka pasur asnjë reagim për këtë lajm, por zyrtarët rusë kohë më parë kanë mohuar fuqishëm se Vladimir Putin, 71 vjeç, vuan nga probleme shëndetësore./euronews/

Të ngjashme