Google ADS

Rrugëve të New York-ut shfaqen të dhënat e luftës në Kosovë

10:19 | 24 Tetor 2023
E.H

Një kamion i cili shëtit rrugëve të New Yorkut, ka shfaqur në led disa të dhëna të luftës në Kosovë, ku përmenden të vrarët, dhunuarit dhe të zhdukurit.

Një video kë kamionit e ka publikuar ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla në platformën X, përcjell Arbresh.info.

“Kosova dhe Amerika, kurrë mos harro. Rezoluta 2467 e OKB-së e mban Serbinë përgjegjëse për krimet e luftës”, shihet mesazhi që shfaqet në ekranin e vendosur në kamion.

“E vërteta dhe asgjë tjetër veç së vërtetës!”, ka shkruar Haradinaj – Stublla./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme