Arrestohen dy persona në Gjakovë, vodhën mallra në vlerë 100 mijë euro

09:25 | 24 Tetor 2023
E.H

Dy persona janë arrestuar sot në Gjakovë, pasi dyshohet se kanë vjedhur mallra në një depo në vlerë prej 100 mijë euro.

Në njoftim thuhet se të dyshuari kishin depërtuar brenda objektit të një biznesi në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë dhe vodhën veshmbathje, bizhuteri, gjësende të ndryshme shtëpiake etj, shkruan Arbresh.info.

D.T 23-vjeçar dhe Q.L 33-vjeçar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim janë dërguar në mbajtje.

Kurse malli i sekuestruar, i është kthyer pronarit./Arbresh.info

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme