Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të bëjnë kujdes gjatë drejtimit në mot me mjegull.
Në njoftim thuhet se ka filluar të shfaqet mjegulla në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët, përcjell Arbresh.info.
“Më konkretisht Policia Rajonale e Ferizajt, përmes kësaj komunikate i rekomandon shoferët e automjeteve që:
– Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme!
– Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve.
– Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita, kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës, të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe.
– Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. Mbani vëmendjen, mos shpejtoni!
– Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë!
– Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët tjerë t’ju shohin.
• Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës!
• Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes!
• Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes!”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek