Google ADS

Ngjarjet e ditës

06:44 | 24 Tetor 2023
E.H

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

09:00
Komisioni për Arsim diskuton me partnerë dhe donatorë në lidhje me qëndrimet e tyre për reformën në arsim dhe aftësim profesional. (Kuvendi i Kosovës, N204)

09:30
NLB Bank mbanë diskutimin: Parimet ESG – Ndërtimi i një të ardhme të qëndrueshme. (“Klan Arena”)

09:30
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) lanson Projektin për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale (SAS) të Kosovës. Marrin pjesë ministri Hekuran Murati dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci. (Hotel “Internacional Prishtina”)

10:00
Instituti D4D mban konferencën lansuese të “Monitorimi i çrregullimeve të informacionit në mediat online dhe sociale gjatë muajve korrik dhe gusht”. (Hotel “Prishtina”)

10:00
INPO publikon raportin “Kuvendi Komunal i Ferizajt, në shërbim të pushtetit apo interesit qytetarë”. (“Hotel Rubis”, Ferizaj)

10:30
Ndërmarrja Publike Lokale “Hortikultura” mban konferencë për medie, ku do të shpalosë ndryshimin e emrit dhe identitetin e ri vizual të ndërmarrjes. (Rr. “Tahir Zajmi”, Prishtinë)

11:00
Komisioni për Ekonomi shqyrton në parim Projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë. (Kuvendi i Kosovës, N10)

11:00
Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, N302)

13:00
Tentohet për herë të pestë konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. (Kuvendi i Kosovës, N303)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme