Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë njoftuar se do të realizojnë ushtrimin fushor “Iron Wolf” në kudër të planit të aktiviteteve.
Sipas njoftimit, ky aktivitet do të mbahet nga data 25-27 tetor, shkruan Arbresh.info.
“Njoftojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 25-27 Tetor 2023, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizoj ushtrimin fushor “Iron Ëolf” në kudër të planit të aktiviteteve.”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Tutje, FSK njofton se gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.
FSK bën të ditur se e gjithë kjo lëvizje e trupave dhe makinerisë do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit teksa kanë kërkuar mirëkuptim në rast nëse do të ketë vonesa.
“E gjithë kjo lëvizje e trupave dhe makinerisë do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nëse do të keni vonesa në komunikacion për shkak të lëvizjes së personelit dhe teknikës ushtarake në rrugët e Kosovës.”, vijon njoftimi./Arbresh.info/
PDK kërkon seancë për shkarkimin e bordit të RTK-së
Shqiptarët e nisin protestën në Preshevë për shkelje nga Ser...
Presidenti Begaj takohet me të Dërguarin e Posaçëm të Kryemi...
Tahiri: Kosova është në listë të zezë për ndërkombëtarët
Oriola Marashi, e ‘zjarrtë’ në të kuqe
I shënoi dy gola Strasbourg-ut, Zhegrova në formacionin e ja...