Kurti: Mbi 50 % e punimeve janë realizuar në asfaltimin e aksit rrugor Lubozhdë-Lugu i Butë

20:51 | 23 Tetor 2023
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se është duke u asfaltuar aksi rrugor Lubozhdë-Lugu i Butë.

Sipas tij, deri më tani janë realizuar mbi 50 % të punimeve dhe pritet që brenda këtij viti të kryhen 80% të tyre, shkruan Arbresh.info.

“Po e bëjmë asfaltimin e aksit rrugor Lubozhdë-Lugu i Butë, ku deri më tani janë realizuar mbi 50% e punimeve. Me këtë intensitet, brenda këtij viti do t’i kryejmë 80% të punimeve.”, shkroi Kurti në Facebook.

Shefi i qeverisë tha se rruga ka gjatësi 18 kilometra, me vlerë totale të investimit prej 3 milionë e 443 mijë euro./Arbresh.info./

 

Të ngjashme