Google ADS

Haradinaj: Gjykata Kushtetuese ka pasur rol kyç në zhvillimin dhe demokratizimin e institucioneve tona

18:38 | 23 Tetor 2023
E.G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 14-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ky institucion vazhdon të jetë gardian i rendit kushtetues në Kosovë, shkruan Arbresh.info.

“Kisha nderin të jem pjesë e shënimit të 14-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila u shënua me një ceremoni solemne dhe me një konferencë ndërkombëtare me temë: “Kontributi i gjykatave kushtetuese në mbrojtjen dhe fuqizimin e vlerave themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, shkroi Haradinaj.

“Gjykata Kushtetuese vazhdon të jetë gardiane e mbrojtjes së rendit kushtetues. Funksionimi dhe efikasiteti i këtij institucioni duhet të merret si model i funksionimit të gjyqësorit në vendin tonë”, shtoi ai.

Kreu i AAK-së ka shtuar se Gjykata Kushtetuese ka pasur rol kyç në zhvillimin dhe demokratizimin e institucioneve të Kosovës.

“Ky institucion, ka pasur rol kyç në zhvillimin dhe demokratizimin e institucioneve tona, në ngritjen e sundimit të ligjit, në konsolidimin e rendit juridik, si dhe në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut”, u shpreh ai./Arbresh.info/

Të ngjashme