Gjyqtari amerikan, i cili ka qenë ndër këshilltarët kryesor në hartimin e Kushtetutës së Kosovës, John Tunheim ka thënë se ka qenë një prej privilegjeve më të mëdha në jetën e tij puna për shkrimin e kushtetutës.
Gjatë fjalës së tij në 14 vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese, ai tha se Kosova është bërë shtëpia e tij e dytë pas 50 vizitave për të siguruar siç tha ai, që të propozohej një kushtetute moderne e cila do t’i realizonte synimet, shkruan Arbresh.info.
“Me veti e pata sjellur një thes për të fjetur. Ne punonim për ringritje e gjykatave të shkatërruara dhe sistemit të drejtësisë. Duke mbikqyrur tri palë zgjedhe dhe duke qenë deshmitar edhe i përparimit e duke sjellur gjyqtarë amerikanë të cilët kanë punuar për sundim të ligjit. Kosova është bërë shtëpia ime e dytë pas 50 vizitave që i kam në Kosovë. Duke siguruar që të propozohej një kushtetute moderrne e cila do t’i realizonte synimet. Ishte me theks të veçantë që bota ta di që Kosova është gati. Pra një komision multietnik dhe nga shumë parti u morr vendim që të bëhej një kushtetutë e re. Kelmendi dhe Kuqi dëshmuan se mund të bëhet nga dy përfaqesues të partive të ndryshme. Problemi ka qenë se si do të ndahet pushteti në mes presidentës dhe kryeministrit ku kishte reagime, dhe arritëm me draftimin e neneve të cilat u miratuan. Një konference e madhe në Mitrovice këto u gdhendën. Kuvendi shumë shpejt ratifikojë Kushtetutën. Ëndërra e kahnotëshme u arritë dhe kushtetuta u votua, e që është një dokument i jashtëzakonshëm që korporon 8 konventat ndërkombëtare, dhe ju jep të drejtë komuniteteve koncept federatizmit. Kjo mbrojtje duhet konsistohet me të drejtat e njeriut.”, tha ai.
Tutje ai foli për ato që ofron Kushtetuta e Republikës së Kosovës duke shtuar se vendimet e këtij institucioni janë të prera.
“Garancitë e Kosovës për një barazi janë më të fuqishme në botë, kushtetuta ofron të drejtën pa pagese, liri të mediave, dispozita spefcifike kundër torturave dhe trajtimeve çnjerëzore. Një Gjykatë Kushtetuese është për ta mbrojtur ligjin. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës së prerë dhe nuk ka kurgar dyshimi se është pajtuar edhe komisioni. Gjyqësori i pavarur është vetë themeli i së drejtës. Një pjesë e kushtetutës është që të mbrosh dhe të respektosh, e drejta për votë është e drejtë e gjithësecilit. E drejta në këtë Kushtetutë është si ato amerikane se si të ndahen pushtetet.”, u shpreh ai.
Tunheim e vlerësoi Kushtutën si një dokumënt të jashtëzakonshëm, por, sipas tij, të por të mbash një demokraci gjallë është më zor se sa ta mbash kushtetutën e shkruar.
“Kushtetuta e Kosovës është një dokument i jashtëzakonshëm, por të mbash një demokraci gjallë është më zor se sa ta mbash kushtetutën e shkruar. Kjo është një sfidë siç ka thënë Franklen kur u pyet se çfarë shteti kanë votuar delegatët. Pra nën udhëheqjen e kryetarëve ka qenë inspiruese për ta vendosur Kosovën në një të ardhme të sigurt. Sundimi i ligjit ka çuar në një prosperitet ekonomik. Aty nga afër kam parë rolin e gjykatës. Kur të shkruhet historia për një shtet të ri në qendër të Evropës do të jetë edhe puna dhe progresi për të drejtat e njeriut për të gjithë. Ka shumë për të bërë por Zotëri nëse mund ta mbani, pra zotëri ta mbajmë atë.”, u shpreh gjyqtari amerikan./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?