Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani në 14 vjetorin e themelimit të kësaj gjykate ka thënë se ky institucion është veshur për të mbrojtur Kushtetutën.
Caka-Nimani tha se Kushtetuesja ka shërbyer si një urëlidhëse për të gjitha komunitetet pa dallim, shkruan Arbresh.info.
“Pjesëmarrja nga e gjithë bota na nderon për vlerat e përbashkëta. Sot e festojme 14 vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese. E kemi një kushtetutë të bazuar në vlera demokratike. Kjo gjykatë është veshur për të mbrojtur Kushtetutën. Duke ngërthyer edhe integritetin e shtetit të Kosovës. 14 vjet më parë Gjykata Kushtetuese mori përgjegjësinë për interpretimin e kushtetutës. Bazuar në vlerat që ngërthen një kushtetutë e re. Një gjykatë e pastër, që shënon rolin e pa lëkundur të Gjykatës, në një shtet që qëndron krenar përballë shteteve ndërkombëtare. Gjykata ka shërbyer si një urëlidhëse për të gjitha komunitetet pa dallim. Balancimi dhe ndarja e pushteteve. Përfshir sfidën dhe rendin e ri kushtetues qëndrimin dhe barazinë. Rolinmbikqyrës të kuvendit, kufinjët e pushtetit qëndror dhe lokal. Bartja e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, të gjitha partitë e kanë përkrahur dhe ruajtjen e saj.”, ka thënë ajo.
Gjatë fjalës së saj, Caka-Nimani tha se gjatë dekadave të fundit, marrëdhënia mes tre pushteteve është ndryshuar.
“Gjatë dekadave të fundit marëdhënja e tre pushteteve është ndryshuar. Ndërveprimi mes pushteteve ndërveprom edhe me tension, kjo tregon se në Kosovë kjo funksionon sepse e kundërta do të tregonte se nuk ka demokraci. Ky tension jo rrallë herë është ndërvepruar me sulme ndaj Gjykatës. Këto parime gjykata i ka theksuar shumë më parë. Për të siguruar rendin e mirëfillte kushtetues duhet punuar sa më parë. Është detyrë kushtetuese që t’ju qendroj oranë vlerave për një shtet të së drejtës që ashtu siç fillon kushtetuta ‘Ne populli i Kosovës’, do t’ju qëndroj pran dhe e pa lekundur ndaj lëtyre vlerave.”, u shpreh kryetarja Caka.
“Falënderim të pakursyer Gjykatës së Venecias dhe ajo të BE-së.”, tha ajo. /Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?