Shtetet e Bashkuara kanë këshilluar zyrtarët izraelitë që një vonesë në ofensivën e mundshme tokësore në Gazë, do t’i mundësonte më shumë kohë Uashingtonit që të punojë me partnerët rajonalë për lirimin e më shumë pengjeve.
Kështu tha një zyrtar amerikan që është në dijeni me qëndrimin e administratës së presidentit Joe Biden, për këtë çështje.
Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se është e paqartë se cili është qëndrimi i Izraelit për këtë kërkesë.
Zyrtari amerikan theksoi se me ndihmën e Katarit si ndërmjetësues me militantët e Hamasit, u bë i mundur lirimi i dy pengjeve, Judith dhe Natalie Raanan.
Procesi për lirimin e tyre, sipas zyrtarit, nisi pak pasi Hamasi kreu sulmet vdekjeprurëse ndaj Izraelit më 7 tetor.
Zyrtarët izraelitë kanë thënë se Hamasi ka marrë mbi 222 persona pengje dhe i ka dërguar në Gazë.
Izraeli i është kundërpërgjigjur ashpër sulmeve të befasishme të Hamasit, duke bombarduar Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë.
Izraeli po ashtu është zotuar se do të kryejë një sulm tokësor, por nuk ka treguar se kur do të ndodhë./REL
Abdixhiku uron Trumpin: Kosova shtet i pavarur e sovran e m...
Starmer uron Trupmin: Raporti Britani – ShBA do të vazhdojë ...
Zgjedhjet në SHBA, njohësit: Demokratët kanë lidhje emociona...
Macron uron Trumpin, shpreh gatishmërinë për të punuar së ba...
Krasniqi uron Trumpin: Lidhja mes Kosovës dhe SHBA-ve shkon ...
Grenell: Amerika dhe bota u shpëtuan, paqja do të vijë së sh...